Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 17 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 17 Shkurt 2025

Kosova, 17 vjet pavarësi. SHBA kundër mbajtjes së Thaçit në burg. Grenell: Duhet të ishte duke festuar

Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Uashingtoni shprehet kundër mbajtjes së Hashim Thaci në burg. Richard Grenell, emisari special i presidentit Trump thotë se Thaçi duhet të ishte në Prishtinë duke festuar. Rama deklaron se mbajtja e tij në burg është njollë e drejtësisë ndërkombëtare.

Spak dërgon për gjykim Ilir Beqajn. U komunikon 4 akuzat ish-ministrit edhe 6 të pandehurve

SPAK dergon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-mininistrit Ilir Beqja dhe 6 të pandehurve të tjerë, për vjedhjen e fondeve të SASPAK. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat për korrupsion, fshehje pasurie, shkelje të barazise në tendera dhe mashtrim.

Berisha: Spak s’duhet të ekzistojë, është jashtë çdo kontrolli, Rama: Nuk ke ç’i bën

Sali Berisha deklaron se SPAK nuk duhet të ekzistoje me si institucion, pasi është jashtë cdo kontrolli. Por kryeministri Rama thotë se ata që duan ta kthejnë përmbys reformën në drejtesi nuk kanë çfarë t’i bëjnë Prokurorisë së Posaçme.

Ajola Xoxa reagon për herë të parë për akuzat: Vetëm 75 mijë € blerje në 10 vite

Ajola Xoxa reagon për herë të parë pas arrestimit të Erion Veliajt. Ajo hedh poshtë pretendimet e SPAK se ka shpenzuar 800 mijë euro për blerje online dhe thotë se në 10 vite ka bërë vetëm 75 mijë euro blerje të tilla.

PS dhe PD miratojnë me konsensus Kodin Zgjedhor. Votimi i emigrantëve me ID të huaja i kalon KQZ

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat dhe miratuan me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Palet ranë dakord gjithashtu që për votimin e emigrantëve me mjete të huaja identifikimi të vendos KQZ.

Ekstremet e motit, Shqipëria vendi i tretë më i rrezikuar në rajon me 13 viktima në vit

Shqiperia është një ndër tre vendet më të rrezikuara të rajonit nga ekstremet e motit. Në raportin e vitit 2025 për indeksin e rrezikut të klimës thuhet se vendi ynë regjistron mesatarisht 13 viktima dhe 4 milionë dollarë dëme në vit.

Rubio dhe Lavron, takim në Riad për paqen në Ukrainë. Liderët europian mblidhen urgjentisht në Paris

Sekretari amerikan, Marko Rubio dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërritën në Riad për të zhvilluar nesër takimin e pare për fundin e luftës në Ukrainë. Të përjashtuar nga bisedimet, liderët europian mblidhen urgjentisht në Paris.

/tvklan.al