Pesë ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 25-të, prodhuan gola të shumtë.
Manchester City triumfoi 4-0 në shtëpi ndaj Newcastle, në një takim të dominuar gjatë gjithë kohës nga skuadra e Guardiolës.
Shkëlqeu në këtë përballje afrimi i merkatos së dimrit, Omar Marmoush, i cili realizoi tripletë golash në pjesën e parë. Goli tjetër u shënua nga McAtee.
Me këtë triumf, City ngjitet në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Newcastle zbret në vendin e shtatë me 41 pikë.
Në takimet e tjera, Fulham fitoi 2-1 ndaj Nottingham, ndërsa Southampton u mposht 3-1 nga Bournemouth. Aston Villa dhe Ipswich barazuan 1-1 mes tyre. /tvklan.al