Tottenham triumfoi minimalisht ndaj Manchester United, në sfidën e javës së 25-të në Premier League.
“Spurs” iu falën një goli të shënuar nga Maddison në minutën e 13-të, për të marrë 3 pikë të rëndësishme.
Ky sukses e ngjit skuadrën londineze në vendin e 12-të me 30 pikë të grumbulluara. Manchester United vazhdon të zhgënjejë dhe tani ndodhet mes skuadrave që luftojnë për mbijetesë.
“Djajtë e Kuq” renditen në vendin e 15-të me 29 pikë të grumbulluar, ndërsa kjo është humbja e dytë radhazi në kampionat. /tvklan.al