Kërcënimet e Donald Trump nuk nxitën aspak Moskën të ndryshojë mendje. Sulmet e ashpra ndaj Ukrainës vazhduan edhe natën mes të premtes dhe të shtunës, duke shkaktuar të paktën 20 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sulmi më i përgjakshëm ishte ai i Dobropilias, një qytezë në veriperëndim të Donetskut, në atë pjesë të vogël të këtij rajoni të mbetur nën kontrollin e ukrainasve.
Viktima pati edhe nga sulmet që vazhduan në Harkiv që nga e premtja.
Për shefen e diplomacisë së unionit Kaja Kallas, sulmet tregojnë se Putin nuk ka vullnet për paqe.
Volodymyr Zelensky do të udhëtojë të hënën në Arabinë Saudite për të biseduar për paqen sipas nismës amerikane.
Pas nisjes së valës së goditjeve me dronë dhe raketa të premten, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Moskën se do të përballet me sanksione dhe tarifa të paprecedenta që do të godasin akoma më rëndë ekonominë ruse.
Tv Klan