Muzika klasike ndikon njeriun pa lindur ende. Arrin të qetësojë rrahjet e zemrës që gjatë shtatzënisë dhe krijimit të bebes, por edhe me benefite të tjera për zhvillimin e sistemit nervor.
Studimi i publikuar ne revistën Chaos është konkluzion i një bashkëpunimi të shumë universiteteve dhe institucioneve mjekësore ndërkombëtare.
Kërkuesit kanë vendosur nënat shtatzëna të dëgjonin muzike klasikë dhe kanë monitoruar shëndetin e bebes në stadin fetal.
Ky monitorim ka evidentuar ndryshimet e rrahjeve të zemrës dhe ndryshim i frekuencës kardiake, që rezultonte më e qëndrueshme dhe e qetë.
Sipas autorëve të studimit, ky efekt mund të jetë stimulues edhe në zhvillimin e sistemit nervor autonom fetal, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e njeriut.
Klan News