Kujdesi i duhur gjatë shtatzënisë është një domosdoshmëri akoma edhe më e madhe gjatë verës, kur temperaturat e larta përbëjnë një shqetësim të vërtetë.
Gjatë kësaj periudhe shumë gra shtatzëna ankohen se ndjehen të djersitura dhe të lodhura shumicën e kohës.
Gjinekologu Jayashree Nagraj jep disa këshilla praktike për gratë shtatzëna gjatë verës.
Qëndroni të hidratuara
Gratë shtatzëna shpesh shohin që temperatura e trupit të tyre rritet, por është e nevojshme që ajo të ruhet e qëndrueshme. Për të luftuar nxehtësinë është e rëndësishme, hidratimi i mirë i brendshëm. Kjo mund të bëhet përmes konsumimit të një sasie të madhe lëngjesh.
Përveç ujit rekomandohet të përfshini frutat, perimet dhe supat në dietën tuaj. Disa pije tepër të ëmbla mund të shkaktojnë një ndjesi të etjes menjëherë pas konsumimit, kështu që i evitoni sa më shumë që të jetë e mundur.
Dush i ftohtë
Për të përballuar temperaturat e larta gjatë verës, nuk ka asgjë më të mirë se sa një dush me ujë të ftohë. Një dush i ftohtë në mëngjes herët ose pak para gjumit do t’iu mbajë të freskuar për disa orë. Nëse dikush nuk është mësuar me dushin e ftohtë, filloni gradualisht me këmbët dhe pastaj krahët. Ruani barkun për në fund, teksa e masazhoni në lëvizje rrethore.
Zgjedhja e veshjeve të duhura
Zgjidhni rroba që ju bëjnë të ndiheni rehat. Në verë, veshja nuk duhet të jetë e ngushtë dhe duhet të lehtësojë frymëmarrjen dhe lëvizjen.
Aktivitet sportiv i moderuar
Për gratë shtatzëna, një aktivitet sportiv i moderuar është gjithmonë i rekomanduar. Në verë, mos i lini mënjanë ushtrimet fizike, përveç nëse këshilloheni nga gjinekologu juaj. Ushtrimet për elasticitetin e muskujve dhe tendinave do t’iu lejojë t’i rezistoni më mirë plogështisë dhe lodhjes, që lidhet me shtimin në peshë. Ecja dhe noti janë aktivitetet më të rekomanduara.
Ushqime të lehta dhe të shpeshta
Gjatë verës, kujdesuni që darkën mos e konsumoni shumë vonë në mbrëmje. Nga ana tjetër, mëngjesi duhet të jetë i plotë dhe ushqyes. Është e këshillueshme të hani pesë vakte në ditë. Nga këto pesë vakte, të paktën një ose dy duhet të përmbajnë fruta dhe perime. Mos harroni të konsumoni proteina të lehta.
Pushimi dhe relaksimi
Pushimi është mjaft i rëndësishëm, gjithashtu mundohuni të qetësoheni dhe të mbani larg jush çfarëdolloj shqetësimi./tvklan.al