Shqipëri-Çeki, pjesa e dytë
Mbyllet sfida!
90’- Akordohen 3 minuta shtesë.
85’- Largohen Laçi dhe Tuci te Shqipëria. Futen Uzuni dhe Abrashi.
84’- Dy zëvendësime te Çekia. Largohen Sulc dhe Provod, për t’i lënë vendin Kuchta dhe Lingr.
83’- Provon Asllani nga goditja e dënimit, por topi ndalet në murin mbrojtës.
81’- Ernest Muçi lëviz bukur dhe fiton faull në afërsi të zonës së kundërshtarit. Mundësi e mirë për Shqipërinë.
74’- Ndërhyrje vendimtare e Ismajlit, që largon një aksion të rrezikshëm. Mbrojtësi i Shqipërisë fiton faull në zonën e tij.
72’- Zëvendësim te Shqipëria, Muçi merr vendin e Bajramit.
69’- Bajrami humb një top të rrezikshëm në afërsi të zonës. Mbyll Ramadani.
67’– Soucek shpërdoron një mundësi të mirë shënimi. Mesfushori nuk gjuan si duhet në zonë.
65’- Dy zëvendësime te Çekia. Largohen Chory dhe Cerby, për t’i lënë vendin Kliment dhe Hlozek.
57’- Seferi pretendon për penallti pas një kontakti në zonë, por gjyqtari vazhdon lojën.
55’- Karton i verdhë për Chory-n, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kristjan Asllanit.
54’– Mundësi e mirë për Shqipërinë. Asllani vertikalizon për Laçin në zonë, mesfushori vonohet në gjuajtje dhe topi largohet në goditje këndi.
52’- Kundërsulm i shpejtë nga Shqipëria, me Bajramin që pas një kombinimi me Asllanin provon nga jashtë zone. Topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.
51’- Pretendime për penallti te Çekia, por gjyqtari vazhdon lojën.
50’– Bajrami merr fundoren dhe pason në zonë, por topi shkon në duart e Kovar.
48’- Çekia rrezikon me Cerny-n, i cili provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. I vëmendshëm Strakosha që largon rrezikun.
45′- Starton pjesa e dytë!
Shqipëri-Çeki, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
46’– Sulme të vazhdueshme të kuqezinjve. Asllani dhe Seferi nuk shfrytëzojnë rastet.
Akordohen 2 minuta shtesë!
45’- Mundësia më e mirë për shënim te Shqipëria. Ivan Balliu kroson nga e djathta në zonë, aty ku Laçi provon me kokë, por e ndal portieri Kovar.
42’– Qazim Laçi provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa është e gabuar dhe shkon jashtë, pa probleme për miqtë.
39’– Çekët e kanë të vështirë të dalin përpara. Shqipëria është e vendosur mirë në mesfushë.








35’– Aksioni i rrjedhshëm i Shqipërisë. Mitaj pason për Bajramin në hyrje të zonës, i cili provon me një gjuajtje të fortë, por nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.
29’– Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Jasir Asani dëmtohet dhe nuk e vazhdon dot lojën, vendin e tij e merr Taulant Seferi.
24’- Panik në portën e Shqipërisë, Strakosha ndal në dy kohë një top që po i drejtohej portës.
21’- Mitaj i vendosur mirë në zonë, largon një moment të rrezikshëm të çekëve, duke spastruar gjithçka.
16’- Çfarë rasti për Shqipërinë! Bajrami kalon një kundërshtar nga e majta dhe futet në zonë, por gabon në momentin e fundit. Futbollisti kuqezi nuk arrin të pasojë në zonë.
14’– Kartoni i parë i verdhë. Soucek ndëshkohet, pas një goditje në fytyrë ndaj Tucit.
13’– Tranversa shpëton sërish Shqipërinë. Gjuajtja e Cerv nga jashtë zone, ndalet te trau i portës, pas devijimit të Strakoshës.
12’- Shpëton me fat Shqipëria. Një goditje me kokë nga mbrojtësi Jemelka, ndalet nga tranversa.
8’- Çekët marrin momentalisht kontrollin e lojës, duke provuar të rrezikojnë, por Shqipëria është e vendosur mirë në prapavijë.
4’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Asani kalon një kundërshtar, por ndalet nga Holes në momentin e fundit, i cili ishte lojtari i fundit dhe e largoi topin.
“Shqiponjat janë të uritura”


Tifozët Kuqezi dhurojnë show në tribuna me koreografinë. Gjatë këndimit të himnit kombëtar ata kanë hedhur një banderolë me mbishkrimin “Eagles are hungry”.
2’- Shqipëria shfaqet më kërkuese nga fillimi, duke provuar të depërtojë në sulm me Bajramin dhe Asanin.
0′– Starton sfida në “Air Albania”!
Formacionet zyrtare në Shqipëri-Çeki:
SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.
ÇEKIA: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.
Ceremonia për katër lojtarët që njoftuan tërheqjen

Nis ceremonia, për katër lojtarët që kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dhënë nga një çmim mirënjohje të katërt futbollistëve, për kontributin e dhënë në Kombëtare.
Bekim Balaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula, u shfaqën të emocionuar, teksa merrnin çmimin nga presidenti Duka. Pas kësaj, lojtarët u përshëndetën me tifozët e pranishëm në stadium.
Lenjani, Roshi, Balaj dhe Gjasula flasin për Tv Klan
Ermir Lenjani: “10 vite emocion, sakrificë dhe historike me Europianin e Francës. Është diçka e madhe për mua dhe falënderime të gjithëve.”
Odise Roshi: “Është kënaqësi shumë e madhe. E kam nisur që te U-15. Është një emocion që nuk e përshkruan dot në Kombëtare. Jam krenar për kombin, por e mbyll me nder. I hapim rrugën të rinjve.”
Bekim Balaj: “Më shumë se 10 vite plot emocione. Kombëtarja na ka dhënë shumë. Na ka burrëruar. I falënderoj të gjithë për këtë rrugëtim dhe në veçanti tifozët.”
Klaus Gjasula: “Krenari e madhe. Jam kënaqur shumë në vitet e fundit që kam qenë pjesë e Kombëtares. Faleminderit të gjithëve.”
Katër lojtarët e tërhequr nga Kombëtarja, Duka: Me ta në fushë fitorja do ishte më e lehtë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, falënderoi për kontributin e dhënë katër lojtarët që kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja: Bekim Balajn, Ermir Lenjanin, Odise Roshin dhe Klaus Gjasulën.
Në fjalën e tij, Duka tha se me këta lojtarë në fushë, Shqipëria sot ndaj Çekisë, do e kishte më të lehtë fitoren.
“Nëse këta katër lojtarë do të ishin sot, do të ishim më të sigurt për fitore. Të gjithë kanë qenë shumë të mirë. Kontributi i tyre në Kombëtare është shumë i madh. I kemi pasur çuna shumë të mirë.
Kemi pasur gjithmonë çuna që e kanë respektuar flamurin kombëtar. Kombëtarja do të jetë gjithmonë në zemrat e tyre”, tha Duka… Lexo më shumë
Shqipëri-Çeki, sfida mbyllet në barazim pa gola (Të gjitha zhvillimet)

Shqiperi-Ceki