Në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm ndaj Çekisë. Shqipëria është bërë gati për një ndeshje të rëndësishme. Në rreshtimin fillestar, Sylvinho ka parashikuar që në portë të vendoset Strakosha.
Para tij në qendër të mbrojtjes Ismajli dhe Ajeti ndërsa nga krahët Mitaj dhe Balliu. Mesfusha do të përbëhet nga Ramadani, Bajrami dhe Asllani ndërsa në sulm Asani dhe Uzuni me Tucin në qendër.
Ndeshja e sotme pritet te jetë e veçantë për shkak të shitjes plotësisht të biletave dhe atmosferës që do të krijojnë tifozët.
Ngarkesa emocionale në shkallët e stadiumit do të jetë e madhe edhe për faktin se në sfidën e parë ultrasit çekë shfaqën flamurin shqiptar përmbys.
Federate e Futbollit dhe Policia e Shtetit do të kujdesen të shmangin çdo incident të mundshëm. Kjo edhe për faktin se sfida e sotme do të nisë me një ceremoni të veçantë për të nderuar disa lojtarë të kombëtares që së fundmi janë tërhequr nga përfaqësuesja.
Ashtu si zakonisht, ndeshja do të transmetohet pa pagesë në Tv Klan.
Tv Klan