Olly rrëmben fitoren e Sanremo. Kantautori 23 vjeç, fitoi me këngën ”Balorda nostalgia” (”Nostalgji pa kuptim”), të cilën e ka shkruar dhe kompozuar së bashku me Pierfrancesco Pasini dhe JVLI, me të cilët bashkëpunon prej disa kohësh dhe që është kujdesur edhe për produksionin.
”Është një nga ato gjëra që duket joreale kur ndodh. Jam shumë i lumtur! Faleminderit maestro Pallotti për regjinë dhe orkestrën”, u shpreh Olly. Ai u vlerësua me 31% të televotimit nga publiku.
Për natën finale, bashkëprezantuan Alessia Marcuzzi dhe Alessandro Cattelan, të cilët sollën energji dhe humor.
Në vend të dytë u rendit Lucio Corsi me ”Voglio essere un duro” (”Dua të jem i ashpër).
Në vendin e tretë doli një tjetër kantautor, Brunori Sas, i cili debutoi në Sanremo me këngën ”L’albero delle noci” (”Pema e arrave”). Fedez i katërt dhe i pesti Simone Cristiçhi.
Giorgia, e cila nuk arriti të futet në pesëshen finaliste, u përshëndet me brohoritje nga publiku. E gjithë salla, brohoriste “ke fituar ti”. Giorgia, interpretoi “La cura per me”, duke ngritur në këmbë gjithë sallën.
Pas gjithë këtyre viteve, kjo ka vlerë të paçmueshme. Nuk e di nëse e meritoj, por ju falënderoj me gjithë zemër”, përfundoi ajo fjalën duke qarë.
Po ashtu, përjashtimi i Achille Lauros, që përfundoi në vendin e shtatë, shkaktoi reagime të ashpra. Kështu përfundon Sanremo duke mbyllur një edicion të jashtëzakonshëm, ku spektakli, polemikat dhe emocionet u ndërthurën në një natë që do të mbahet mend gjatë.
Klan News