Landi Sadiraj është një dixhej i verbër, i njohur për pasionin e tij të madh për muzikën. Ai beson se muzika nuk ka nevojë për shikim, por për vesh muzike, duke e shijuar dhe ndjerë atë me shpirt.

Prej 17 vitesh, ai ushtron këtë profesion me përkushtim të madh, duke sjellë eksperienca të veçanta për ata që i ndjekin shfaqjet e tij. Pasioni i tij për muzikën ka bërë që Landi të krijojë një studio pranë shtëpisë së tij në Kaninë të Vlorës, ku punon dhe krijon projekte të ndryshme muzikore.

Një aspekt tjetër i veçantë është se, përkundër aftësisë së tij të kufizuar, mungesës së shikimit, ai nuk ka përjetuar paragjykime nga njerëzit, por ka marrë mbështetje dhe respekt për aftësitë dhe pasionin e tij.

Ky është një shembull i shkëlqyer për të gjithë, duke treguar se asnjë pengesë nuk mund ta ndalë dikë të arrijë ëndrrat e tij.

“Kam pasur shumë mbështetje, se duke qenë që unë kam në natyrë, u vij njerëzve pas qejfit. Ata më kërkojnë një këngë, unë si them as jo, ua kaloj direkt dhe kam patur goxha mbështetje”, u shpreh Landi Sadiraj.

Landi shprehet se një nga dëshirat e tij është që në një të ardhme të ketë mundësinë të riformatojë studion e tij, duke e bërë atë një studio më të madhe dhe më profesionale, për të sjellë më shumë produkte muzikore.

Klan News