Raportim Live
18:43, 23 Shkurt 2025

Dule akuza ndaj Ramës: S’mund ta lëmë të tërheqë zvarrë vendin

Vangjel Dule: Ne nuk kemi zgjedhur Edi Ramën. Ne nuk kemi demokraci, ne kemi autokraci. Nëse do të shikoni me vëmendje fjalën e Nënpresidentit amerikan në Mynih, ishte njësoj si të përshkruante situatën në Shqipëri. Kush e burgosi për 16 muaj Belerin? Rama. Doktor Berishën kush e mbajti prej 11 muajsh në arrest shtëpie? Ku është dëgjuar që kryetari i opozitës të mbahet në arrest shtëpie? Nuk duhet ta lëmë që të tërheqe zvarrë vendin dhe qytetarët. Rama e kanabizoi vendin. Në të gjithë vendin, sistemi mbështetet në korrupsion.

18:31, 23 Shkurt 2025

“Trump-Berisha, model qëndrueshmërie politike”, Gjikuria: Më 11 Maj të bëjmë ndryshimin e pushtetit

Petro Gjikuria: Unë jam një himariot që jetoj në Amerikë prej shumë vitesh. Në vitet e fundit jam përfshirë në jetën politike dhe në zgjedhjet e fundit bashkiake pata privilegjin të kandidoj për Himarën me mbështetjen e Berishës dhe Fredi Belerit. Fitorja nga burgu e Belerit, ishte shuplaka më e madhe e regjimit. Historia e Himarës, model i shkëlqyer për opozitën shqiptare. Njerëzit kanë besim tek e djathta dhe njerëzit e ndershëm që përfaqësojnë ata. Sot vendi, ynë është një autokraci ku regjimi synon të shpërndajë pasuritë e vendit në një grusht të partisë-shtet. Mund të them me bindje se ka vetëm një model qëndrueshmërie politike që është Trump-Berisha. Të ndjekim këtë model, përfaqëson traditat e Himarës dhe të gjithë Shqipërisë. Më 11 Maj të bëjmë ndryshimin e madh dhe të mirëpritur të pushtetit. Ju kërkoj votën për Berishën që ta ndryshojmë Shqipërinë dhe ta kthejmë në normalitet.

download app
18:23, 23 Shkurt 2025

“Make Albania Great Again”, Gjekmarkaj: Më 11 Maj të hapim derën për ata duan të kthehen në atdhe

18:14, 23 Shkurt 2025

18:14, 23 Shkurt 2025

Përshëndetje lexues të Tvklan.al

Kryedemokrati Sali Berisha zhvillon pasditen e kësaj të diele një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë. Takimi zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit dhe angazhimit të diasporës për t’u regjistruar.

Të pranishëm në këtë takim, në krah të krydemokratit Berisha qëndron eurodeputeti Fredi Beleri dhe Flamur Noka. Në nisje të takimit kanë mbajtur fjalën disa nga eksponentët e Partisë Demokratike.

Në këtë raportim direkt të Tvklan.al, mund të ndiqni të gjitha mesazhet e transmetuara në Greqi.


18:14, 23 Shkurt 2025

“Make Albania Great Again”, Berisha takim me emigrantët në Athinë (Të gjitha mesazhet)