Kjo e martë shënon afatin e fundit për dorëzimin e emrave në garën për primaret për kandidatë për deputetë në Partinë Demokratike.
Burime pranë Komisionit të Zgjedhjeve në selinë blu thonë se dëshirën për t’u bërë pjesë e garës e kanë shprehur 300 përfaqësues demokratë.
Komisioni i Zgjedhjeve në Partinë Demokratike po shqyrton kandidaturat dhe dokumentet e depozituara, ndërsa ditët në vijim pritet që lista finale t’i kalojë për votim kryesisë.
Primaret do të zhvillohen në rang qarku dhe nga ky proces janë përjashtuar me vendim të Këshillit Kombëtar drejtuesit e qarqeve.
Tv Klan