Sipas kryedemokratit Sali Berisha lufta midis eksponentëve të Partisë Socialiste është më e egra që mund të ketë shpërthyer brenda llojit. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kreu i demokratëve thotë se në PS është një luftë e egër midis tyre.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehet i bindur se ata që kanë vjedhur do të përballen me ligjin, duke filluar sipas tij, nga Kryeministri Rama. Ai shtoi se arrestimin e Veliajt e ka njoftuar para 2 javësh Ahmetaj pasi sipas tij, informacionet i kishte nga zyra e Kryeministrit Rama.

“Pra, jemi në këto rrethana ku partia e krimit po shkërmoqet. Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj. Ai tha se, Edi Rama do ta arrestojë këto ditë. E tha ai se kishte informacionet dhe informacionet ai i ka nga zyra e Ramës, jo nga të tjerët. I gjithë ky skenar që zhvillohet është në kurriz të shqiptarëve. Qytetarët nuk ekzistojnë për Edi Ramën. Ato ekzistojnë vetëm për t’i vjedhë, plaçkitë, për t’i mashtruar. Ky skenar është në kurriz të shqiptarëve. Lufta midis tyre është lufta më e egër që mund të ketë shpërthyer brenda llojit. Rama u mor me diplomën e Këlliçit. Halli i diplomës është tek Lubia. Është një përleshje e egër midis tyre. Këta njerëz kanë pasur si moto “erdhëm, vodhëm dhe ikëm”. Do të përballen me ligjin duke filluar tek Rama tek secili që ka vjedhur”, thotë Berisha.

Ndërkohë për Kryeministrin Rama, kreu i demokratëve thotë se është kukull e George Soros.

“Pardje Prokuroria Speciale arrestoi një nga hajdutët me të këqijn, një person që për ligësitë e tij ka patur kufi vetëm Edi Ramën, Erion Veliajn. Përpëlitjet e Ramës nga dje gjer sot për të mbajtur rreth vetes anëtarë të organizatës kriminale dhe të tjerë, kanë të bëjnë para së gjithash dhe mbi të gjitha me mesazhet që u dhanë në Rogner. Ai është kukull e Soros. Ato mesazhe e detyrojnë atë të betohet për pastërtinë e Velicës, e cila të dashur qytetarë dhe qytetare, ka abuzuar dhe shpërdoruar, vjedhur në atë mënyre më paratë tuaja, saqë bazohet sipas medieve ndërkombëtare, vetëm me bashkëshorten e Asadit. Vetëm asaj ju numëruan dhe rezultoi me 1 mln Euro garderobë”, deklaron Berisha.

/tvklan.al