3 muaj pas arrestimit, Ilir Meta është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u pyetur nga prokurorët për dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.

Meta shkoi në SPAK rreth orës 11:00 i shoqëruar nga forcat e policisë.

Kujtojmë se ish-Presidenti është me masë sigurie arrest në burg që prej muajit Tetor 2024 kur dhe u arrestua.

SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes Berisha 2.

Të hënën në SPAK u paraqit edhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, nëna e kësaj të fundit, si dhe biznesmeni Gentian Sula, emri i të cilit figuron në dosjen hetimore në lidhje me këtë çështje.

/tvklan.al