Qendrat urbane janë të zhurmshme. Qarkullimi i lartë i automjeteve ka bërë që ndotja akustike të ktheht në problem për shumicën e kryeqendrave europiane ku bën pjesë edhe Tirana. Shumica e banorëve thonë se ndotja akustike është shqetësimi kryesor.
“Gjithë këto automjete që lëvizin poshtë e përpjetë.”
“Makinat, që është e superpopulluar…”
Si këta qytetarë, janë të mendimit 65% e banorëve të kryeqytetit. Të dhënat bëhen të ditura nga një raport i Komisionit Europian i cili thekson se vetëm 35% e banorëve janë të kënaqur me nivelin e zhurmave në Shqipëri, ndërsa për 65% të tyre, ndotja akustike është kthyer në një shqetësim.
Në raport Tirana renditet me kryeqendrat europiane si Athina, Roma, Parisi, Shkupi, ku ndotja akustike është e lartë. Bukureshti ka numërin më të ulët të banorëve që shqetësohen nga zhurmat.
10 qytetet ku banorët janë të pakënaqur me zhurmat:
Romë 43%
Paris 43%
Napoli 38%
Sofja 38%
Shkupi 36%
Tirana 36%
Athina 36%
Stambolli 33%
Palermo 31%
Bukureshti 30%
Finlanda, Irlanda, Kandaja dhe Zvicra qëndrojnë në krye të listës së shteteve me qytetet e mëdha më pak të zhurmshme. Raporti thekson se kënaqësia me nivelet e zhurmës është më e lartë në në qytetet e vogla me mesatarisht (66%) se në kryeqytetet (59%). Sa më i madh të jetë qyteti, aq më e ulët është përqindja e banorëve të cilët janë të kënaqur me nivelin e zhurmës.
Tv Klan