Te Real Madridi janë të pakënaqur me gjykimin në La Liga. “Los Blancos” kanë pasur një takim me Këshillin e Arbitrave në kampionatin spanjoll, ku kanë hedhur akuzat për anshmëri në gjykim.
Rasti më i freskët është ai mesfushorit të skuadrës Xhud Bellingam, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën në transfertë ndaj Osasunës.
Anglezi rrezikon që të dënohet me 12 ndeshje pezullim për shkak të ofendimit të bërë ndaj gjyqtarit, Jose Luis Munuera Montero.
Arbitri pretendon se lojtari përdori fjalë të pahijshme dhe fyese.
Por Bellingham në reagimin e tij u shpreh se nuk kishte përdorur fjalor fyes kundrejt arbitrit të sfidës.
Madje sipas anglezit, reagimi i tij ishte për shkak të nervozizmit për mënyrën se si loja po shkonte, e jo ndaj Monteros.
Referuar rregullores së La Ligas, për çdo futbollist që përdor fjalor fyes, ofendues apo abuzues ndaj zyrtarëve të takimit, dënimi është 12 ndeshje pezullim.
Nëse ky dënim vendoset, atëherë ylli i Realit do të humbasë pjesën më të madhe të takimeve në këtë sezon.
Në një situatë të tillë, drejtuesit janë zemëruar aq shumë, sa po mendojnë që të ndryshojnë kampionat.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Këshilli i Arbitrave në Spanjë ka mohuar që të ketë mbajtur qëndrim negativ kundrejt “galaktikëve” në takim, drejtuesit e Realit shprehën shqetësimin edhe për trajtimin e çështjes së lojtarit të tyre Kilian Mbape, i cili pati në përplasje me lojtarin e Espanjoli, Carlos Romero në sfidën e fillim muajit.
Te Reali pretendojnë që dënimi ndaj ndërhyrjes së ashpër të Romeros, duhej që të ishte përjashtim nga loja dhe jo karton të verdhë.
Klan News