Lajmi se Real Madrid po mendon largimin nga La Liga, për shkak të vendimeve kundër nga arbitrat, ka bërë bujë të madhe në të gjithë botën.

Në lidhje me këtë së fundi ka folur edhe presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit. Javier Tebas deklaroi se gjithçka është një mashtrim. Sipas tij, klubi e ka të pamundur të largohet nga Spanja dhe vetë drejtuesit e dinë këtë, për shkak se ligji i detyron të luajnë në garat kombëtare.

“Është një mashtrim. Është e pamundur dhe ata vetë e dinë këtë. Ekziston një ligj sporti që thotë se klubet spanjolle janë të detyruara të luajnë garat kombëtare. Kërcënimi i tyre përdoret për të riafirmuar strategjinë që po ndjekin. Në cilën ligë do të shkojnë?!”, deklaroi Tebas.

Pak ditë më parë, Real Madrid dërgoi në Federatë një letër zyrtare, ku paraqitën të gjitha vendimet e diskutueshme të arbitrave kundër skuadrës “Los Blancos”.

/tvklan.al