#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina nis ndryshe: Karnavalet e Shkodrës mbërrijnë në studio

Kanë startuar Karnavalet e Shkodrës, duke dhuruar një javë magjike, ku qyteti do të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme, përfshirë parada, koncerte dhe spektakle dritash në mbrëmje. Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan, por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti. Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla.

Ju mbahet e fshehtë/ Altin Joka: Vitamina G, një nga zbulimet e mëdha shëndetësore

Në këtë pjesë do të flasim për një nga zbulimet më të mëdha në fushën e shëndetësisë – vitaminën G, e cila po konsiderohet si një revolucion në botën e ushqyerjes dhe mirëqenies, por që pak e dinë… Çfarë është vitamina G? Cilat janë përfitimet e saj për shëndetin tonë? Dhe si mund ta përfshijmë në dietën tonë të përditshme? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të na dhënë këshilla të vlefshme, do të jemi me nutricionistin e njohur Altin Joka, i cili do të na zbulojë gjithçka që duhet të dimë rreth kësaj vitamine

Fushata e Ambasadës Britanike: “Ndërto të ardhmen tënde këtu”

Fushata ‘Ndërto të ardhmen tënde këtu’ u iniciua nga Ambasada Britanike për të vënë në pah të rinjtë e jashtëzakonshëm nga e gjithë Shqipëria, të cilët po ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Kjo fushatë, e cila është parë nga më shumë se gjysmë milioni njerëz në Shqipëri, prezanton 20 të rinj të moshës 21-31 vjeç nga profesione të ndryshme, përfshirë një DJ, gazetar, guida turistike, sipërmarrës, menaxher marketingu, rrobaqepës dhe saldator. Postera me historitë e tyre janë shfaqur gjithashtu në qytetet e tyre, përfshirë Tiranën dhe Kukësin. Së fundmi, ka nisur një fazë e re e fushatës me pesë të rinj të tjerë frymëzues, të cilët tashmë mund t’i shohim në rrjete sociale, në postera – përfshirë në Tiranë – si dhe në radio.