#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Marrëdhënia mes motrave: Dashuri apo rivalitet?
Sot do të flasim për një nga lidhjet më të veçanta në jetë – atë mes motrave. Një marrëdhënie e mbushur me dashuri, mbështetje dhe kujtime të paharrueshme, por që herë pas here mund të kthehet edhe në një sfidë të vërtetë.
Nga lojërat e fëmijërisë deri te sfidat e jetës së rritur, motrat ndajnë gjithçka. Por a keni menduar ndonjëherë pse ndonjëherë kjo lidhje e fortë shoqërohet edhe me rivalitet?
Ne kemi edhe një shprehje, “Motra jemi, shoqe s`jemi”…A ka një rivalitet mes motrave të heshtur? Me panelistët tanë sot do të zbulojmë sekretet e kësaj marrëdhënieje kaq të ndërlikuar, por të pazëvendësueshme padyshim…
Të ftuara: Teuta Doçi, Enkeleida Zeko, Aida Baro, Rudina Koromani
“Zemra e muzikës”/ Lambert Jorganxhi prezanton projektin e ri artistik
Në këtë pjesë të emisionit do të kemi të ftuar një artist të veçantë të muzikës. I njohur për aftësitë dhe talentin e tij tnë interpretimet muzikore, ai vjen nga një familje artistësh dhe pasionin më të madh të tij ka ditur ta shpreh gjithmonë përmes krijimtarisë dhe notave muzikore. Bëhet fjalë për kompozitorin Lambert Jorganxhi, i cili vetëm pak ditë më parë ka sjellë videoklipin e projektit të tij më të fundit muzikor “Zemra e Muzikës” të interpretuar në piano. Por për të folur dhe zbuluar më shumë rreth këtij produksioni të veçantë artistik, do ta kemi sot në studo.
A është shkelje ligji nëse prindi le vetëm fëmijën minoren në shtëpi?
Në këtë pjesë të programit do të ndalemi tek rubrika jonë ME AVOKATEN “Ligji i rrugës”.
Së bashku me ne në studio është avokatja Margarita Kola. Sot do të flasim në fakt për një temë që lidhet me fëmijët. Shpesh prindërit, për shkak të pamundësisë, punës apo arsyeve të tjera, mund të ndodhi, që t`i lënë fëmijët vetëm në shtëpi. Por në fakt në ç’moshë mund të qëndrojë një i mitur vetëm? Dhe “A është shkelje ligji nëse lihet një minoren vetëm në shtëpi?”
Kjo do të jetë edhe tema që do të trajtojmë sot me avoakten Margarita Kola.