Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vjedhje.

Mëngjesit e të dielës së 16 shkurtit 26-vjeçari G.M., në bashkëpunim me një 17-vjeçar dhe një 16 vjeçar kanë vjedhur 20 000 lekë në një market të lagjes “29 Nëntori”.

Në pranga kanë përfunduar 26-vjeçari dhe 17-vjeçari ndërsa 16-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë.

Punë hetimore intensive dhe profesionale, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë.

“Menjëherë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025, ishin vjedhur me thyerje, 20 000 lekë, në një market në lagjen “29 Nëntori”, strukturat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/t përgjegjës. Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

/tvklan.al