Policia ka ndaluar një 24 vjeçar në Durrës për vjedhje. Dyshohet se i riu ka marrë para e bizhuteri te shtëpia e motrës së tij në fillim të muajit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim R. H., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se me datë 04.09.2024, ka vjedhur në banesën e motrës së tij, një shumë parash dhe bizhuteri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
/tvklan.al