Në reagimin ndaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu demokrat Berisha tha se ajo është një gjykatë politike që funksionon si repart i Partisë Socialiste.

“Ajo është gjykata më politike, është faktuar, i merr urdhrat nga Edi Rama, nga Engjëll Agaci. Këtu thonë që Irena me pesë mbiemra është gjykuar, por ajo s’është gjykuar. Para 2-3 javësh nuk është gjykuar. Janë në një kaos të plotë, është një gjykatë mjerisht shumë kaotike, nuk respekton parimet më elementare të konfliktit të interesit,  parimet më elementare të të drejtave, gjykon për gjëra që s’kemi kërkuar. Përshembull në këtë gjykatë, në këtë dosje ne s’kemi kërkuar proporcionalitet, nuk kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar, është e kotë, është në një kaos, më tepër do ta quaja kaotike, po e tillë është ajo, repart i Partisë Socialiste”, tha Sali Berisha.

Berisha e konsideroi fakt absurd atë se Partia Socialiste nuk pranonte dokumentet biometrike të Bashkimit Europian për regjistrimin e diasporës.

“Komisioni Qendror komandohet në një mënyrë ose një tjetër nga Partia Socialiste e cila bën gjithçka për të vonuar këtë proces. Ka një hezitim nga socialistët sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të Bashkimit Europian po dhe shumë vendeve të tjera, tani është biometri, është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare”, tha Berisha.    

Në takimin me ish të përndjekurit politik Berisha premtoi dëmshpërblim të plotë të tyre brenda mandatit të parë qeverisës.

Sipas tij, Ervin Salianji dhe Ilir Meta janë dy të burgosur si në kohën e diktaturës staliniste.

Klan News