Këngëtari italian me famë botërore, Albano Karrisi është i bindur se lufta në Ukrainë do të marrë fund brenda muajve të parë të këtij viti.

Në një intervistë për radion publike italiane “Rai”, pak ditë para se liderët botërorë të viheshin në veprim për negociatat e paqes, artisti 81-vjeçar i cili ka marrë pjesë gjerësisht në koncerte të ndryshme të organizuara në Moskë rrëfen se në kryeqytetin rus tashmë po bëhen përgatitje për të festuar fundin e luftës.

“Që kur ka filluar lufta kam qëndruar larg, nuk kam kënduar, por së fundi më ka ardhur një SMS nga një sipërmarrës rus që më ka njohur me Putinin. Shkruante: përgatitu për në fund të Gushtit ose maksimuni në fillim të Shtatorit, sepse do të bëjmë një koncert për paqen në Sheshin e Kuq.”

Albano tha se nuk do ta refuzojë ftesën për të marrë pjesë në atë koncert.

Tv Klan