“Nënës i çuan në morg trupin e djalit 20 vjeçar”, jetët e pafajshme që u morën nga dora kriminale
Mjafton të bëjmë një bilanc të viteve të fundit për të kuptuar se të shumtë janë njerëzit e pafajshëm që nuk janë kursyer nga dora kriminale.
Më 26 Qershor 2021, 4 persona mbetën të vrarë dhe 2 të tjerë u plagosën pas një sherri për shezlongë në Velipojë. Një prej viktimave ishte kamarieri i lokalit aty pranë, 20 vjeçari Myzerim Zeneli, i cili e kishte ditën e tij të parë të punës. Siç ka treguar nëna e tij, 3 ditë para ngjarjes ai festoi maturën bashkë me shokët. Madje ajo kishte ëndërruar t’i blente xhaketën më të bukur, por nuk ia doli dot. Nëna e tij punonte në morgun e qytetit dhe nuk e kishte menduar kurrë se atë ditë do i çonin trupin e pajetë të djalit të saj.
Tirana u trondit nga breshëritë e armës së zjarrit mbrëmjen e 12 Marsit 2023. Të shtënat ishin drejt një lokali në pronësi të vëllezërve Murati. Si pasojë e plumbave humbi jetën banakierja 58 vjeçare Mimoza Paja, e cila punonte 16 orë në ditë…Lexo më shumë
Opinion publikon pamjet e reja
Në emisionin “Opinion” u publikuan dy video të filmuara nga qytetarët pak sekonda pas atentatit në Shkodër.
Në momentin e filmimit atje nuk kishte mbërritur ende policia, ndërsa qytetarët përpiqeshin që t’u jepnin ndihmën e parë të plagosurve.
Një prej qytetarëve shfaqet duke vënë duart në kokë ndërsa sheh Bashkim dhe Flutura Bashën të shtrirë në asfalt. Përplasja ka qenë shumë e fuqishme aq sa e ka fluturuar motorin disa metra larg çiftit Basha… Lexo më shumë
Pak metra larg shtëpisë, prindërit e 3 fëmijëve që u gjendën në mes të atentatit fatkeq
Krimi nuk kurseu sot as dy njerëz krejtësisht të pafajshëm, të cilët punonin me mund e djersë për të siguruar jetesën. Bashkim Basha, i cili aktualisht është në betejë për jetën, punon si marangoz.
E pas pune, bashkë me të shoqen merreshin me tokat bujqësore. Gruaja e tij, Flutura, ndërroi jetë vetëm pak metra larg banesës së tyre. Ajo la pas 3 fëmijë… Lexo më shumë
Viktimat në atentatin në Shkodër
Bilanci tragjik i masakrës së Shkodrës
Viktima:
Hamza Lici – 23 vjeç
Arlind Bushati – 32 vjeç
Flutura Basha – 56 vjeçe
I plagosur:
Bashkim Basha – 67 vjeç
“Shi” me plumba për 300 metra
Gazetari Merin Maçi po tregon të tjera detaje rrëqethëse nga ajo që ndodhi në Shkodër. Ai u shpreh se makina e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit u qëllua për 300 metra rresht.
Është fat që plumbat nuk kanë prekur edhe qytetarë të tjerë që po kalonin në zonë. Ndërkohë dyshohet se viktimat i janë kundërpërgjigjur me armë autorëve… Lexo më shumë
Pamjet ekskluzive të tentativës për të vrarë Arlind Bushatin më 10 Tetor
Masakra në Shkodër ka tronditur opinionin publik. Një çështje kaq e rëndë ka marrë edhe vëmendjen e emisionit “Opinion” që ka ftuar në studio gazetarë të cilët po japin më shumë detaje rreth kësaj historie.
Në studio u publikuan pamjet e tentativës për të vrarë Arlind Bushatin, tentativë për të cilën kemi folur edhe më herët gjatë këtij raportimi live.
Në pamje shihet një motor me dy persona që kanë ndaluar para 32-vjeçarit. Njëri prej tyre ka nxjerrë armën, por fatmirësisht nuk ka arritur të shkrepet… Lexo më shumë
Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë edhe Arlind Bushati
Arlind Bushati nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të rënda që pësoi nga atentati në Shkodër. 32-vjeçari humbi jetën në orët e mbrëmjes.
Ky lajm rëndon bilancin e kësaj ngjarje të rëndë. Hamza Lici, Arlind Bushati dhe Flutura Basha kanë humbur jetën, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë… Lexo më shumë
Klan News siguron pamjet e “Range Rover”-it të shkrumbuar që u përdor nga autorët
Hamza Lici dhe Arlind Bushati kishin 3 pistoleta me vete
Policia e Shkodër ka përcjellë njoftim zyrtar për gjetjen e makinës e cila dyshohet se u përdor këtë të mërkurë në atentatin që la 2 të vdekur e 2 të plagosur. Po ashtu, autoritetet sqarojnë se brenda makinës ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati janë gjetur 3 pistoleta.
“Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se: Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin Ibrahim Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta). Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike. Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në informacionin shtesë të policisë…Lexo më shumë