Hamza Lici dhe Arlind Bushati ranë pre e një atentati mafioz këtë të mërkurë në lagjen Dobraç të Shkodrës. Plumbat lanë të vdekur në vend Hamza Licin, vëllain e Ibrahim Licit. Ndërsa Arlind Bushati mbeti i plagosur rëndë.

Dyshja udhëtonte me makinë dhe sipas të gjitha të dhënave të deritanishme ata u qëlluan me breshëri plumbash nga një tjetër mjet.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti se një grua e pafajshme gjeti vdekjen ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha mësohet se po lëvizin me motor, kur u përplasën nga makina që udhëtonte Lici e Bushati. Me gjasë ata u përplasën pasi Lici që ishte në timon humbi kontrollin pas të shtënave në drejtim të tij.

Sipas Klan News, edhe kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën./tvklan.al