2 të vrarë dhe 2 të plagosur me armë zjarri është bilanci tragjik i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur rreth orës 16:00 të kësaj të mërkure në Shkodër.

Të shtënat ndodhën në lagjen Dobraç. Deri në këto momente raportohet se një prej viktimave është Hamza Lici. Ndërsa viktima tjetër dyshohet të jetë një kalimtar i rastit.

Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, një personazh tejet i njohur i akuzuar për disa ngjarje kriminale dhe aktualisht i arrestuar në Turqi.  

Sa i përket 2 të plagosurve një prej tyre është po kalimtar i rastit. Ndërsa personi tjetër raportohet të jetë Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushati, ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës më 6 mars të 2022.

32-vjeçari, në fillim të këtij muaji denoncoi në polici se dy persona që lëviznin me motor i kishin drejtuar armën teksa ndodhej në pedonalen e Shkodrës.

Sipas gjitha të dhënave të deritanishme, ngjarja dyshohet të jetë një atentat i mirëfilltë. Lici e Bushati po udhëtonin me makinë kur në rrethana momentalisht të panjohura u qëlluan me breshëri arme

Ngjarja është tejet e rëndë. Të dhënat nga vendi i ngjarjes ndryshojnë nga momenti në moment. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Pritet që më shumë të dhëna të mësojmë në vijim./tvklan.al