Besa u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë. Kavajasit triumfuan 2-1 ndaj Kukësit, në sfidën e javës së 23-të.
Sukses i rëndësishëm për verdhezinjtë, që iu falën golave të shënuar nga Abdulai në minutën e 26-të dhe Patrick Nonato në minutën e 45-të.
Golin e vetëm për Kukësin e shënoi Avdiu në fillimin e pjesës së dytë. Ky sukses, e mban Besën në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 10-të me 20 pikë.
Kjo është humbja e pestë radhazi për verilindorët, të cilët rrezikojnë seriozisht mbijetesën në Kategorinë e Parë. /tvklan.al