Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) i Frederik Merzit dhe Unioni Kristian Social (CSU) kalojnë në negociata zyrtare për të formuar një qeveri me socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) të kancelarit në largim Olaf Scholz.
Merz, si kancelari i ardhshëm i Gjermanisë ka folur për planet për të ringjallur ekonominë më të madhe të Evropës dhe fuqinë e saj ushtarake, pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tronditi marrëdhëniet transatlantike duke hedhur dyshime mbi fuqinë e ardhshme të NATO-s.
“Ne kemi një dokument të përbashkët që përbën bazën për negociatat e koalicionit, të cilat mund t’i fillojmë javën e ardhshme. Ne kemi arritur marrëveshje për tre çështje madhore. Njëra është çështja e migrimit. E dyta është çështja e financave dhe e treta është çështja e tregut të punës dhe ekonomisë”, tha Merz.
Në diskutime është plani për të larguar emigrantë pa dokumente dhe azilkërkues në kufijtë tokësorë, në koordinim me vendet fqinje. Bisedimet u fokusuan gjithashtu edhe ne politikën tatimore, me plane për të reduktuar barrën mbi familjet e klasës së mesme, shkurtime të faturave të energjisë dhe një reduktim të përhershëm të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për ushqimin në restorante.
Merz do të fillojë zyrtarisht diskutimet nga java e ardhshme dhe ka si synim përfundimin e negociatave deri në Pashkë.
Klan News