Autoritetet amerikane kanë zbuluar arsyen e vdekjes së aktorit të njohur Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, Betsy Arakawa. Policia tha se aktori humbi jetën për shkaqe natyrale, ndërsa Arakawa pasi kontraktoi një virus të rrallë.

Çifti u gjet i vdekur në banesë më 27 Shkurt. Mirëpo mendohet se ata kanë ndërruar jetë para se të gjendeshin.

Po ashtu, sipas autoriteteve, bashkëshortja e Hackman mendohet të ketë vdekur e para (me datë 11 Shkurt) si pasojë e një sëmundjeje respiratore nga ekspozimi ndaj brejtësve të infektuar. Shkaku i vdekjes së saj është listuar si natyral.

Të paktën një javë më vonë ka ndërruar jetë edhe aktori Hackman si pasojë e sëmundjeve të zemrës, duke i shtuar këtu edhe sëmundjen e Azheimerit.

Hackman dhe Arakawa ishin të martuar prej 30 vitesh. Lëvizjet e fundit të 65-vjeçares ishin regjistruar më 11 Shkurt ku kishte shkuar në dyqan, farmaci dhe një dyqan kafshësh. Në mbrëmje ishte kthyer në shtëpi.

Sipas mjekëve, duke patur parasysh faktin se Hackman ishte në fazat e avancuara të Alzheimerit është e mundshme që ai mund të mos e ketë kuptuar se gruaja i kishte ndërruar jetë.

Trupat e çiftit u gjetën në faza të avancuara dekompozimi në vilën e tyre prej 3.8 milionë dollarësh.

Në karrierën e tij 60-vjeçare, Hackman ka fituar 2 çmime Oscars, 2 Bafta, 4 Golden Globes dhe një Çmim të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit.

Hackman ka luajtur më shumë se 100 role në karrierën e tij. Mes tyre edhe ajo e Lex Luthor në filmat e Superman-it të realizuara në vitet 1970-1980./tvklan.al