Blogerja e njohur: Isha më e frikësuar se kurrë më parë

Artisti i njohur italian Fedez, iu nënshtrua një operacioni delikat , por tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë duket se ajo që e ka përjetuar më keq këtë ngjarje është gruaja e tij Chiara Ferragni.

Përmes disa fotove të postuara në llogarinë e saj se sa e frikësuar është ndjerë dhe si e ka kaluar të gjithën këtë.

Kjo ishte pak a shumë java jonë pas zbulimit të sëmundjes së Fedez që çoi në operacionin e tij: U shkëputëm pak kohë nga rrjetet sociale, kaluam sa më shumë kohë me fëmijët, shkuam për shumë vizita, për shëtitje, hëngrëm akullore në një stol, kaluam pak kohë me miqtë e tij më të ngushtë, regjistruam pak muzikë (ai krijoi dhe unë dëgjova), fjetëm me Leo-n në shtratin tonë (ai zakonisht fle në dhomën e tij) dhe festuam ditëlindjen e tij të 4-t. Pjesa më e madhe e kësaj kohe u duk si një mjegull: dukej sikur koha kishte ndalur dhe isha e frikësuar si kurrë më parë në jetën time se diçka e keqe mund të ndodhte”.

Reperi italian u diagnostikua me një lloj të rrallë tumori në pankreas, por fatmirësisht ka mundur ta zbulojë në kohë.

Klan News