Një vajzë 18 vjeç është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. E reja plagosi me mjet prerës ish të dashurin. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj”, njoftoi policia.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al