Rikthimi i Armando Brojës dhe lënia jashtë e Odise Roshit ishte lëvizja e vetme në listën e Silvinjos për takimin ndaj Republikës Çeke. Hedhja pas krahëve e dëmtimit të rëndë në gju duket se e ka bindur teknikun për të marrë në skuadër Brojën.
22-vjeçari konsiderohet një armë e fortë për të thyer prapavijën kundërshtare, teksa duket se braziliani do të formojë një skuadër që do pres rivalin dhe më pas të hidhet në sulm. Formë të mirë po kalon edhe Arbnor Muja i cili vjen në këtë grumbullim pas golit të shënuar në Ligën e Kampionëve ndaj Shaktarit.
Talenti i afruar së fundmi në skuadër pritet të jetë tepër i rëndësishëm për Sylvinhon, që ndaj një rivali si Çekia shpreson e do fokusohet edhe tek centimetrat. Duke parë ndryshimet e pakta në listën e të grumbulluarve, pritet që braziliani të konfirmojë formacionin që përdori në dy duelet e shkuara, ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.
Në përballjen e shkuar përballë kësaj kombëtareje, kuqezinjtë luajtën me një 4-1-3-2. Dilema e vetme mund të jetë prezenca e Ardian Ismajlit, pozicion që mund t’i besohet Arlind Ajetit. Qendërmbrojtësi po kalon një moment të mirë në kampionatin rumun. Pjesa tjetër pritet të konfirmohet me bazën që aktivizohet në Serie A italiane.
Klan News