Manuel Akanji do të jetë jashtë për 8 deri në 10 javë. Kjo u konfirmua nga Manchester City, pas analizave mjekësore të mbrojtësit.

Zvicerani u dëmtua në takimin ndaj Real Madrid dhe do i nënshtrohet operacionit, i cili do e lërë jashtë për rreth dy muaj e gjysmë.

 Sezoni mund të quhet i mbyllur për Akanji, i cili edhe kur të rikuperohet, do i duhen disa javë për të kapur formën e mëparshme.

Sikur të mos mjaftonin oshilacionet e shumta, te City tani duhet të përballen edhe me dëmtimet. /tvklan.al