Liverpool u rikthye te fitorja në Premier League, pasi mposhti skuadrën e Wolves në shtëpi, me rezultatin 2-1.

Të kuqtë e Arne Slot mbeten në krye të renditjes dhe ruajnë distancën me ndjekësit. Luis Diaz zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, ndërsa Salah dyfishoi shifrat në minutën e 37-të me penallti.

Goli i Cunha në pjesën e dytë për miqtë, kishte vetëm vlerë statistikore. Liverpool mban vendin e parë me 60 pikë, 7 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë.

Në krahun tjetër, Wolves mbetet në vendin e 17-të me 19 pikë dhe vazhdon të rrezikojë mbijetesën. /tvklan.al