Kevin de Jong ka vendosur që të qëndrojë në Barcelonë dhe është gati që të firmosë një kontratë të re.
Në të kaluarën, blaugranat kanë tentuar që të bisedojnë me futbollistin për rinovimin, por nga holandezi nuk ka pasur reagim.
Për muaj ka pasur heshtje mes palëve, ndërsa vetë mesfushori e refuzoi një ofertë nga katalanasit.
Por sipas spanjolles “Mundo Deportivo”, situata ka ndryshuar. De Jong tani dëshiron që të qëndrojë në Katalonjë. Por nuk pritet finalizim për të paktën dy muaj, pasi si nga klubi ashtu edhe nga përfaqësuesi i futbollistit, është gjykuar se momentalisht nuk është momenti për të diskutuar për këtë çështje.
Drejtori sportiv i Barcelonës Deco ka qenë i zënë javët e fundit, duke finalizuar kontratat e reja për disa lojtarë kyç, duke përfshirë Araujo, Pedri dhe Gavi.
Objektiva në vazhdim janë rinovimet me Yamal, Raphinha dhe Kounde do t’u ofrohen marrëveshje të reja.
Një tjetër objektiv i drejtorit sportiv është përforcimi i repartit ofensiv. Aleksandër Isak pëlqehet së tepërmi nga blaugrant dhe sipas “Mundo Deprotivo” është në listën në merkaton e verës.
Por pëlqehet edhe sulmuesi i Kolumbisë dhe Liverpulit Luiz Diaz, ashtu si edhe ylli i Milanit Rafael Leao.
Klan News