Siç raportojnë mediat spanjolle, Neymar Junior ka një ëndërr: të kthehet te Barcelona.
Edhe pse në klubin katalan nuk e kanë një plan të tillë, sulmuesi brazilian është i vendosur të tregojë se ai mund të jetë ende një lojtar vendimtar dhe objektivi i tij kryesor do të ishte të bindte presidentin Joan Laporta, drejtuesit e Barçës dhe trajnerin Hansi Flick se meriton një shans të dytë në Camp Nou.
Neymar ka hartuar një strategji të qartë: të rikuperojë deri në arritje të versionit të tij më të mirë te Santos.
Ai shpreson të ketë minuta, gola dhe asiste që do t’i lejojnë të tregojë se është ende një lojtar elitar.
Neymar do të vijojë këtë plan me shpresë. Sfida e tij është të demonstrojë me vepra, dhe jo vetëm me fjalë, se ai ende mund të kontribuojë në nivelin më të lartë.
Muajt në vazhdim do të tregojnë nëse sulmuesi do të rikthehet tek Barcelona apo nëse historisë së tij në Evropë tashmë i ka ardhur fundi.
Tv Klan