Përpos spektaklit në fushën e lojës, “El Clasico” do të prodhojë një duel tjetër, këtë herë në merkato.
Real Madrid dhe Barcelona kanë shfaqur interes për dy futbollistë, kontrata e të cilëve skadon në Qershorin e këtij viti.
Krahu i djathtë i mbrojtjes është ai ku Real Madrid po çalon, sidomos ndaj Manchester Cityt. Për këtë arsye, Tren Alexander Arnold shndërrohet në një profil tepër interesant.
Anglezi duket se është i destinuar për të ndryshuar kampionat, me Real Madrid dhe Barcelona që tashmë kanë nisur kontaktet e para.
Një tjetër emër që shihet me tepër interes është Jonathan Tah. Kontrata e 29-vjeçarit skadon me Bayer Leverkusen në fund të këtij sezoni dhe deri më tani nuk ka asnjë lloj negociate për të rinovuar me gjigantët gjerman.
Më e avantazhuar në këtë pikë është Barcelona, kjo ndikuar edhe nga prezenca e Hansi Flick në pankinë.
Ndërkaq, tekniku aktual i Leverkusen, Xabi Alonso, i cili mund të kthehet në atdheun e tij sezonin e ardhshëm për të marrë trashëgiminë e Carlo Ancelottit në Real Madrid dhe për ta gjetur veten përballë Tah në El Clasico e sezonit të ardhshëm.
Një sfidë që si gjithmonë premton shkëndija dhe emocione të shumta.
Klan News