Sali Berisha shprehet se për Partinë Demokratike, shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për ta bërë Shqipërinë të madhe sërish. Në këtë kontekst, kryedemokrati Berisha thotë në deklaratë për mediat se një prokurori që arreston 3 liderë të opozitës e që amniston krimin e elektoral, sipas tij është një institucion politik.
Sali Berisha: Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj. Në këtë kontekst, unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera.
Por për ta përmbledhur prap, prokuroria që arreston lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin, dhe nuk po e them unë këtë, por besoj se këtë e tha para Europës dhe botës zv/presidenti i SHBA JD Vance, i cili deklaroi në Mynih se, ju nuk mund të fitoni një mandat demokratik. Nuk mund të fitoni një mandat demokratik, mund të rrëmbesh, por demokratik është fjala, duke censuruar oponentët tuaj, apo duke i burgosur ata, qoftë ai dhe lideri i opozitës. Unë ju dftoj ju, shqiptarët, ai përshtaten njeriu më shumë këto fjalë profektike të zv/presidentit të SHBA-së JD Vance, se sa Edi Ramës.
Besoj e keni të qartë se, pikërisht në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për atë foton e munguar që ta dini ju miq, u mobilizuan aviona dhe miliona. Por ajo fatmirësisht nuk shkrepi. Dhe jo vetëm nuk u shkrep ajo fotoja, por u nxor nga arkiva një foto tjetër të cilën e ripostoi një nga dy kryestrategët botëror të fushatave elektorale, Cristopher LaCivita, me fjalët poshtë ‘kukulla dhe padroni, Edi dhe Aleksi’.
Në lidhje me deklaratën e tij për shkrirjen e SPAK-ut, kreu i demokratëve thotë se nuk ka asnjë diskutim që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, teksa shton se vendi nuk do të ketë kurrë një prokurori politike.
Sali Berisha: Asnjë diskutim nuk ka që Shqipëria do të ketë prokurorinë më serioze në raport me ligjin, por Shqipëria kurrë nuk do të ketë një prokurori politike. Jo. Shqipëria ka patur një Prokuroi të Krimeve të Rënda e cila ka vendosur para ligjit 1050 anëtarë të 204 organizatave dhe grupeve kriminale. Një prokurori në të cilën mandatet e arrestit nuk shiteshin në avancë, por ekzekutoheshin në 95% të tyre. Një prokurori e cila kishte kërkuar nga gjykata në shumë raste dënime për jetë dhe ishin dhënë dënime të tilla. Që i liroi Edi Rama. Ata që duan të mendojnë se vërejtjet e mia për Skrapin e partisë kanë të bëjnë me, jo jo, kanë të bëjnë pikërisht për një prokurori që nuk bën politikë, që nuk shndërrohet në satër për rotacionin, që nuk bën drejtësi të dirigjuar, që nuk shet dosje dhe nuk fle mbi krimin.
/tvklan.al