Moti i keq, pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do të vijojnë më datë 15 Mars. Masat janë ndërmarrë pasi dallgët arrijnë në det deri në 8 ballë. Sa i përket pezullimit të lundrimeve, mësohet se janë njoftuar edhe pasagjerët...