Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat që luftojnë agresionin nuk kanë zgjidhje tjetër veçse “të dorëzohen ose të vdesin”.
Kjo deklaratë vjen pas refuzimit të propozimit të Shteteve të Bashkuara për armëpushim 30-ditor me Ukrainën. Edhe pse me përfundimin e 9 orëve takim në Arabinë Saudite, u tha me siguri se “negociatat për paqen do të jenë të frytshme”, Rusia surprizoi sërish! I vetmi që mbase e ka pritur këtë përgjigje, është Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në konferencën për shtyp me homologun bjellorus Alexander Lukashenko, Putin falenderoi Donald Trump për përpjekjen, por tha se nuk mund të ketë marrëveshje në atë formë. “Ne nuk pranojmë armëpushim që i jep fund armiqësisë”, tha ai.

Të Enjten në Moskë ka mbërritur edhe i Dërguari i Posaçëm i Trump, Steve Witkoff, për bisedime me Putin sa i takon pushtimit në Ukrainë. Por ky takim do të jetë me dyer të mbyllura…
Ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov ka shpjeguar se arsyeja për mospranim të kësaj marrrëveshjeje vjen pasi “nuk i ofron asgjë Rusisë” dhe vetëm sa “i jep mundësinë të rigrupohet, konsolidohet dhe forcohet pala ukrainase”.

Sipas tij, udhëheqësi rus kërkon një marrëveshje në favor të Rusisë. Në intervistë për mediat e huaja, ai ka theksuar se nuk ka gjasa që Perëndimi të bindë Putinin për të kundërtën, duke shtuar se nevojitet përgatitje edhe për luftë, në dekadën e ardhshme.
“Kremlini ka në axhendë edhe dobësimin e Evropës”, tha ai.
Nga ana tjetër, Zelensky nuk ka lëkundje në bindjet e tij se Rusia nuk do të tërhiqet nga objektivat absolute për të marrë sa më shumë territore. Putinin e quan manipulues dhe thekson se “ai do të vrasë ukrainasit”.

E në tërë këtë kaos të krijuar, shteti i vetëm me “këmbë në tokë” është Britania e Madhe.
Kryeministri Keir Starmer është i vendosur të bëjë gjithçka për paqen dhe të mbrojë Ukrainën, duke dërguar atje sa shumë trupa ushtarake. “Putini e ka kaluar sërish vijën e kuqe, kjo gjë s’është e mirë për asnjë shtet të Evropës”, është shprehur ai. Ndërkohë, s’ka “sinjale” të qarta nga shtetet e tjera.

Siç kishim dyshuar edhe më herët, “Rusia nuk arriti ta mbajë topin për gjatë”, madje e “pasoi mbrapsht me nerv”, në drejtim të Amerikës. Tanimë mbetet të shohim se çfarë do bëjë Trump. A do kërcënojë sërish me sanksione apo do heqë dorë përfundimisht nga kjo çështje dhe të fokusohet në politikat vendase?!
E.D/tvklan.al