I ftuari i një dasme në New York është befasuar nga ajo se çfarë i kanë parë sytë. Në një postim ai rrëfen gjithë historinë e pazakontë. Ai tregon se dasma nisi shumë mirë, pa pasur incidente, deri në momentin që familjarët u rreshtuan për të bërë foto.

Çifti e kishte planifikuar vetë gjithë dasmën, por në këtë “mesele” paska qenë dikush të cilit i kishte ngelur hatri. Në momentin që të gjithë ishin rreshtuar për të bërë foton, e ëma e nuses i la të prisnin për një kohë të gjatë. Ajo shkoi që të bënte foto me një grup tjetër dasmorësh.

Në fakt ajo nuk u mjaftua me kaq. Mund të tringëllojë si një film me grabitje, por ajo vodhi tortën e çiftit. Nuk ishte e uritur, ishte thjesht e nevrikosur. Tortën gjigande ajo e zëvendësoi me një tortë të thjeshtë ditëlindje me kakao.

Ishte pikërisht një i ftuar që pa gruan duke tërhequr jashtë hotelit karrocën me një tortë të madhe të vendosur mbi të.

Sipas tij e ëma e nuses e kishte planifikuar që më parë këtë grabitje. Torta e thjeshtë me kakao kishte qëndruar gjithë paraditen në bagazhin e makinës së saj. Ajo thjesht priti momentin e duhur për të vepruar.

Nga ana tjetër, nusja mbajti nën kontroll situatën, ndoshta nuk ishte hera e parë që mamaja e saj bënte të tilla “çmenduri”./tvklan.al