Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 15 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 15 Shkurt
Rama, apel emigrantëve të regjistrohen më 11 maj: Kthehuni në vend, klima e biznesit ka ndryshuar
Kryeministri Edi Rama u bëri sot apel emigrantëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ne mënyrë te veçante, emigrantët që jetojnë në Greqi e Itali janë më të vetëdijshëm për ndryshimin që ka pësuar vendi.
Berisha: Fjalimi i JD Vance bie në koken e Edi Ramës. Përdori drejtësinë për të arrestuar liderin e opozitës
Sali Berisha thotë se fjalimi i zëvendëspresidentit amerikan në konferencën e Mynihut për burgosjen e liderëve të opozitës në Europë ishte për kryeministrin Edi Rama. Berisha thotë se Rama perdori drejtesine per te arrestuar liderin e opozites.
Fjalimi i JD Vance acaron liderët europianë: Jo ndërhyrje nga jashtë, SHBA kërkon konflikt me BE
Por fjalimi i numrit dy te Shtepise se Bardhe shkaktoi reagime te forta ne Europe. Kancelari Sholc thote se kjo ishte nderhyrje nga jashte ne zgjedhje, ndersa Brukseli reagoi duke thene se SHBA po kerkon konflikt me Bashkimin Europian.
Veliaj reagon sërish: Djali im u la jetim me urdhër prokurorie e vendim gjykate
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, reagoi serish nga burgu duke thene se prokurori dhe gjyqtari i ceshtjes, me vendimet e dhena ndaj tij dhe bashkeshortes, lane jetim djalin e tij. Veliaj hedh poshte edhe akuzen se disponon nje vile ne Qerret.
SPAK çon në gjyq 14 të akuzuar të dosjes “Revanshi” për 6 tentativa vrasjeje
SPAK dërgoi në gjykatë dosjen e njohur “Revanshi” pjesë e të cilës janë 14 personazhe të njohur për drejtësinë. Ata akuzohen për të paktën 6 tentativa vrasjeje, armëmbajtje pa leje si edhe për kërcënimin e një gjyqtari.
BE: Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç, në risk për varfëri nga të ardhurat e ulëta dhe papunësia
Bashkimi Europian vëren se gati gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri rrezikojnë varfërinë ose përjashtimin social.
Eksperët thonë se situata lidhet me të ardhurat e uleta dhe nivelin e papunësise.
Lara Colturi dështon në garën e slalomit. 18-vjeçarja gaboi në zbritjen e parë
Një gabim në zbritjen e parë i kushtoi shtrenjte Lara Kolturit në garën e slalomit, në botërorin që po zhvillohet në Austri.
Të dielën do të jetë gara e fundit për kuqezinjtë me pjesëmarrjen e skiatorit Deni Xhepa.
/tvklan.al