Xabi Alonso prej kohësh përflitet se mund të ulet në stolin e Real Madrid. Carlo Ancelotti pritet të largohet nga drejtimi i madrilenëve në fund të sezonit dhe Alonso shihet si favoriti për ta pasuar.
Ecuria e shkëlqyer te Bayer Leverkusen, e ka bërë teknikun spanjoll një nga më të përfolurit. Megjithatë, tek “Aspirinat” nuk duan të heqin dorë nga trajneri i tyre.
CEO i klubit, Fernando Carro deklaroi se Alonso do të qëndrojë. “Xabi Alonso do të jetë trajner i Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm”, tha Carro.
Një deklaratë që kërkon të largojë zërat për të ardhmen e trajnerit, por ende nuk është asgjë e sigurt, pasi vendimin përfundimtar do e marrë vetë Alonso.
/tvklan.al