Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka vënë në pikëpyetje rolin e liderëve evropianë në bisedimet e paqes për Ukrainën.
Këtë qëndrim të tij Lavrov e mbajti gjatë një konference për shtyp me homologun e tij serb.
“Filozofia europiane nuk të çon askund, kështu që unë nuk e di se çfarë mund të bëjnë ata në tryezën e negociatave. Nëse Europa dëshiron që lufta në Ukrainë të vazhdojë, atëherë pse duhet të ftohet në bisedime”.
SHBA-ja ka thënë se dëshiron që Rusia dhe Ukraina të bëjnë lëshime nëse bisedimet për armëpushim realizohen ndonjëherë.
Por Lavrov këmbënguli se Moska nuk do të bëjë kompromis për territoret e fituara deri më tani në Ukrainë.
Lavrov dhe Yuri Ushakov, këshilltari diplomatik i Vladimir Putinit, do të jenë në Riad për takimin SHBA-Rusi që do të mbahet të martën.
Në bisedimet e së martës pritet të marrë pjesë i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, si dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Ëaltz.
Klan News