“Nuk bëhen vajzat më moderne kur çojnë foto nudo”, ishte kjo fraza e gazetarit Xhensil Shkëmbi në studion e emisionit “Opinion”, i cili nxiti debat mes të ftuarve. Duke iu referuar rastit në Korçë kur dy vajza hapën një platformë online dhe shpërndanin foto e video nudo të vajzave.
Gazetari Xhensil Shkëmbi dënoi nga njëra anë veprimet e meshkujve që përdorin videot e fotot nudo të vajzave për t’u bërë shantazh më vonë, por nga ana tjetër u bëri thirrje vajzave që të mos dërgonin të tilla foto. “Mos dërgoni foto nudo”, bërtiti ai.
“Po thua diçka që është e gabuar”, i tha Zhaklin Lekatari, ndërkohë që gazetari i mëshonte mendimit të tij duke thënë: Më lër mo ta them!
Debati mes tyre, përfshirë këtu dhe Lenida Halilajn, vazhdoi në studio edhe pas spotit publicitar.
Pjesë nga debati:
Xhensil Shkëmbi: Dua të specifikoj diçka. Unë nuk fola fare për djemtë. Unë u bëra mesazh vajzave, nuk u mora fare me djemtë sepse unë dënova absolutisht çdo kënd që merr foton personale dhe e poston.
Zhaklin Lekatari: Duhet të jesh më i vetëdijshëm për gjërat që thua.
Blendi Fevziu: Thuaje dhe një herë mesazhin që kishe.
Xhensil Shkëmbi: Çdo vajzë duhet të ketë…
Lenida Halilaj: Mos more Fevziu, pse e lë se është mesazh i gabuar!
Xhensil Shkëmbi: O Ledinë do më lësh ta them apo?!
Zhaklin Lekatari: Për çfarë po e jep këtë mesazh në emision?
Xhensil Shkëmbi: Që t’u them të gjitha vajzave që postojnë e çojnë foto nudo…
Zhaklin Lekatari: Ky është mesazh i gabuar!
Xhensil Shkëmbi: Po cili qenka mesazh i duhur, që të çojnë foto nudo?!
Lenida Halilaj: Mesazhi që duhet të thuhet në këto raste është që djemtë të mos përdorin fotot e vajzave.
Xhensil Shkëmbi: Mos bëni debat kot për një gjë që nuk ka debat. Unë kundërshtoj çdokënd i cili poston foto intime të të gjithëve, absolutisht, kaq, pikë./tvklan.al