Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Osasunës në transfertë. Hap fals nga skuadra e Ancelotti-t, që i jep mundësinë rivalëve dhe rrezikon vendin e parë.
Mbappe zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të, ndërsa në të 39-ën Bellingham u ndëshkua me të kuq, duke lënë madrilenët me 10 lojtarë.
Vendasit përfituan nga superioriteti numerik dhe barazuan shifrat me Budimir në minutën e 58-të dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Me këtë barazim, Real Madrid mban vendin e parë me 51 pikë, dy pikë më shumë se Atletico Madrid dhe tre pikë më shumë se Barcelona, me dy rivalët që tashmë kanë mundësinë e artë për të marrë komandën.
/tvklan.al