Neymar shënoi golin e parë në rikthimin e tij te Santos! Në minutën e 11-të të pjesës së parë, në ndeshjen kundër Água Santa, sulmuesi hyri në zonë, u përpoq të driblonte kundërshtarët dhe u rrëzua.

Me shumë qetësi dhe maturi nga pika e bardhë Neymar goditi lehtësisht duke bërë që portiere të hidhej në anën tjetër.

Ky është goli i 139-të i Neymar me fanellën e Santos, në 234 ndeshje. Neymar është golashënuesi i 11-të më i mirë në historinë e Santos.

Neymar gjithashtu u rikthye të jetë golashënuesi më i mirë brazilian në aktivitet, tani me 440 gola. Ai është në garë me Hulk që të shtunën shënoi golin e 139.

Ai dha edhe assist për golin e tretë të Santos. Ndeshja ishte e vlefshme për kampionatin Paulista, garë e shtetit të Sao Paulo.

Tv Klan