Nga 2533 vendvotime 386 prej tyre janë numëruar deri të enjten kanë bërë të ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në qendrat komunale të numërimit  në komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug. 

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim thotë se integriteti zgjedhor është cenuar nga vetë KQZ-ja për shkak të keqmenaxhimit të situatës dhe mungesës së planeve alternative qoftë në ditën kur ka rënë sistemi për publikimin e rezultateve dhe më pas me numërimin e votave.

Thotë se numërimi i votave me një tempo të ulët po rezulton me vonesa të panevojshme.

Thotë se duhet që sa më shpejtë të nisë edhe publikimi I rezultateve të kandidatëve për deputetë.

Megjithatë ka lavdëruar se ditën organizimin për ditën e zgjedhjeve nuk pati asnjë incident serioz që do të cënonte integritetin e  zgjedhjeve.

Tv Klan