Këngëtarja amerikane, Sabrina Carpenter ka bashkëpunuar me yllin e muzikës country Dolly Parton për remiksin e këngës së saj hit “Please, Please, Please”.
Videoja muzikore, e cila është konceptuar nga regjisori Sean Price Williams, merr frymëzim nga filmi klasik Thelma & Louise. Versioni i ripërpunuar i këngës “Please, Please, Please” tregon aftësinë e dy këngëtareve për të bashkuar dy rryma muzkikore, atë të pop-it dhe muzikës country.
Së bashku me riperpunimin e këngës “Please, Please, Please”, këngëtarja do të sjellë edhe katër këngë të reja: “15 Minutes”, “Couldn’t Make It Any Harder”, “Busy Woman” dhe “Bad Reviews”.
Versioni i ri i këngës vjen pas një sërë suksesesh të njëpasnjëshme për Carpenter, e cila mori dy çmime “Grammy” në fillim të këtij muaji. Ajo rrëmbeu çmimin “Albumi më i mirë pop” për Short n’Sweet dhe çmimin “Performanca më e mirë solo pop” për hitin “Espresso”.
Tv Klan