Kënga “Espresso” ka qenë padyshim ndër të preferuarat e verës për të gjithë. Por ajo që gjithnjë na ka rënë në sy te këngëtarja e hitit Sabrina Carpenter kanë qenë dhe flokët e saj.
Flokët biondë me onde perfekte dhe baluke e ‘kornizojnë’ kaq bukur fytyrën e saj. Sabrinën e kemi parë gjithnjë me flokë voluminozë dhe zor se gjen një moment kur ato duken keq.
Së fundmi, fansat e saj kanë ngritur dyshime: A mban ajo një paruke?
Shumë nga komentuesit aludojnë se është e pamundur që flokët të duken aq bukur në çdo dalje publike dhe të mos lëvizin fare as pas performancave elektrizuese.
Një tjetër arsye që i shtyn fansat të dyshojnë është edhe trendi që në fakt kanë ndjekur përgjatë viteve yjet.
Dhjetra artistë, që nga Megan Thee Stallion tek Lady Gaga, Nicki Minaj apo Dolly Parton mbajnë paruke herë pas here. E në fakt pse jo?! Mbajtja e parukes krijon edhe njëfarë mbrojtjeje për flokët natyralë, duke mos i stiluar çdo ditë për koncerte e turne.
Megjithatë Carpenter nuk ka thënë ende asnjë fjalë për këtë thashethem. /tvklan.al